VIDEO/ Ja vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë, momenti kur sekuestrohet arma

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Një dëshmitare, e cila thotë se është edhe kushërira e tyre tregon si e kanë marrë vesh ngjarjen e rëndë. Sipas saj kanë dëgjuar ulërimat e nënës së 39-vjeçarit

“Kushërinj jemi, një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma. Nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë…nuk e di çfarë të them. Ka qenë emigrant. Nuk di gjë për çfarë kanë debatuar. Dëgjova të ëmën që po qante dhe erdha. Ai ishte djali me të gjitha cilësitë, nuk ke çfarë t'i thuash. Ndërsa xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate. Nuk kanë pasur debate për çështje pronash. Ai një copë toke pronë ka sepse ai jeton në Vlorë. Nuk e di pse kishte ardhur këtu. Nuk dimë asgjë për armën. Ne dëgjuam ulërimat e të ëmës dhe erdhëm”, tregon gruaja.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. SYRI TV ka fiksuar këto momente kur sekuestrohet arma e krimit te vendi i ngjarjes.