Krim i dyfishtë/ Vrasje brenda familjes në Vlorë

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Vlorë. Mësohet se në fshatin Mekat ka ndodhur vrasje brenda familjes.

Paraprakisht dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhanë e pastaj veten.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.