‘Kemi ulur varfërinë...’/ Këlliçi-Ahmetajt: Nga cili satelit e shikon Shqipërinë? Me çfarë fluturon Beni?

 Kryetari i FRPD dhe deputet i Tiranës, Belind Këlliçi ka raguar ashpër pas deklaratave të zv/ Kryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se ‘Shqipëria ka borxhin më të lartë në rajon. Ky është fakt. Sikurse është e ditur se nuk ka shtëpi që mbahet me miell hua. Këtë borxh do e lajnë gjeneratat që vijnë pas; të rinjtë dhe të rejat shqiptarë’.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Paska thënë Ben Ahmetaj: Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe.

Ke ulur varfërinë duke marrë borxh???!

Është në rregull ky? Nga cili satelit e shikon Shqipërinë? Me çfarë fluturon Beni?

Shqipëria ka borxhin më të lartë në rajon. Ky është fakt. Sikurse është e ditur se nuk ka shtëpi që mbahet me miell hua. Këtë borxh do e lajnë gjeneratat që vijnë pas; të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

Prandaj deklarata e tij, se "rinia nuk do të largohet më në 10 vitet e ardhshme", është një tallje ndaj të rinjve dhe prindërve të tyre. Më shumë se kushdo, këtë tallje e vuajnë në kurriz ata 500.000 shqiptarë që lanë vendin e tyre këto 8 vite.