Bashkia Tiranë akordon 1 milion euro për transportin publik, ja kushti i vetëm për urbanët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë të hënë një takim me përfaqësues të transporti publik.

Veliaj i shpreh se do të ndërmerren disa veprime për të zgjidhur këtë ngërç, ndërsa shtoi se do të rishihet mundësia e rimbursimit të akcizës, TVSH-së dhe gjithashtu edhe fondi prej 1 milion eurosh për të bërë të mundur subvencionimin e operatorëve.

Por kryebashkiaku vuri kushtin që urbanët duke filluar që tani e tutje të përdorin GPS, në mënyrë që të behet i mundur identifikimi i kilometrave të kryera dhe gjithashtu të futen barkode të caktuara në mënyrë që mos të shiten më abone të falsifikuara.

Takimi i Veliajt me përfaqësues të Transportit publik, erdhi pas kaosit që është shkaktuar në kryeqytet pas vendimit të operatorëve për të përgjysmuar flotën e urbanëve pasi ishin në një gjendje të vështirë ekonomike.