Tërmeti lëkund Athinën

Një tërmet i shkallës 2.9 Rihter dhe me një thellësi fokale prej 3.7 km ka lëkundur Athinën.

Sipas informacioneve të para tërmeti ndodhi në orën 15:52 me orën lokale dhe është ndjerë veçanërisht në Athinë.

Epiqendra ishte në Maroussi dhe sipas mediave greke, dridhjet janë ndjerë edhe në New Heraklion, Acharnes, Nea Philadelphia.