VIDEO-SYRI TV/ PD padi në Kushtetuese: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro

Partia Demokratike ka dorëzuar  në Gjykatën  Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”  nga ana e Kuvendit. Në një komunikim për mediat, deputetët demokrat Grida Duma dhe Gazment Bardhi deklaruan se Edi Rama, i cili është shkaktar i dëmit 120 milionë euro, ka frikë të hetojë.

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë  për vendimin e Kuvendit, i cili nuk ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”. Nga Gjykata Kushtetuese, Deputetja Grida Duma akuzoi qeverinë Rama si shkaktar të dëmit prej 120 mln euro.

Sekretari i përgjithshëm i PD –së , Gazment Bardhi tregoi edhe kallëzimet e  bëra nga selia blu për këtë çështje.

Sa i takon ngritjes së Komisionit  Hetimor për inceneratorët, Gazment Bardhi bëri me dije se pritet të votohet  në senacën e të enjtes.