Çmim rekord, atletet e yllit të NBA-së shiten në ankand për...

Një palë atlete të veshura nga superylli i NBA, Michael Jordan, në fillim të karrierës së tij u shitën për 1.5 milion dollarë, duke vendosur një çmim rekord në ankandin për këpucë të veshura në ndeshje.

Një çmim mbi rekordin e mbajtur nga një palë “Nike Air Jordan” të cilat u shitën për 615,000 dollarë në gusht 2020 në një ankand të organizuar nga Christie's.

Atletet u veshën nga legjenda e basketbollit amerikan në ndeshjen e 5-të të sezonit të tij të parë me Chicago Bulls dhe janë bërë ikonë si brenda dhe jashtë fushës.

"Këpucët atletike më të vlefshme të nxjerra në ankand ndonjëherë, Nike Air Ships të vitit 1984 të veshur nga Michael Jordan gjatë sezonit të rregullt, u shitën për 1,472,000 dollarë në shitjen tonë luksoze në Las Vegas." tha shtëpia e ankandeve në një deklaratë në “Twitter”.