Mbreti kolumbian i kokainës: nga rebel marksist-leninist - në ekstremist të djathtë e trafikant droge

Arrestimi i kolumbianit Dairo Antonio Úsuga David, si kreu i organizatës më të fuqishme kriminale të Kolumbisë, që do të ekstradohet në SHBA, njihet shkurt si Otoniel.

Kush është Otoniel?

I lindur në Antioquia në fillim të viteve 1970, Otoniel u hodh nga disa grupe guerile dhe paraushtarake -  përfshirë Farc (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), grupi kryesor rebel marksist-leninist dhe Forcat e Bashkuara të Vetëmbrojtjes së Kolumbisë (AUC), tek një bandë paraushtarake e ekstremit të djathtë dhe e trafikut të drogës.

Kur Forcat e Bashkuara të Vetëmbrojtjes së Kolumbisë  u shpërbënë në 2005, ai filloi të punonte për bosin e drogës Daniel Rendón Herrera, i njohur si Don Mario - kreu i Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Klani i Gjirit.

Otoniel më pas mori përgjegjësinë e grupit pasi udhëheqësi i tij i mëparshëm - vëllai i tij - u vra nga policia në një bastisje në një festë të Vitit të Ri pothuajse 10 vjet më parë.

Forcat e sigurisë së Kolumbisë e etiketuan bandën si organizatën kriminale më të fuqishme të vendit, ndërsa autoritetet në SHBA e përshkruajnë atë si "të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të dhunshme".

Banda, e cila vepron në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është e angazhuar në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatjen.

Besohet se ka rreth 1800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë. Anëtarët janë arrestuar në Argjentinë, Brazil, Honduras, Peru dhe Spanjë.

Banda kontrollon shumë nga rrugët e përdorura për kontrabandën e drogës nga Kolumbia në SHBA dhe deri në Rusi.

Qeveria kolumbiane, megjithatë, beson se ka shkatërruar numrin e saj në vitet e fundit, duke detyruar shumë anëtarë kryesorë të fshihen në rajone të largëta në xhungël.