Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme, 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive  pune, shëndeti, studimi,  urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi eshte bere i ditur nga mediat italiane te cilat kane cituar Ministrine italiane te Shëndetësisë.

Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve D e ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe ka hyrë në listën E.

Bashkë me Shqipërinë nga lista ‘D’ janë larguar edhe Armenia, Azerbaxhiani, Bosnja, Brunei, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, që kalojnë në listën E, me pasojë ndalimin e udhëtimeve turistike.