Pacientja më e pafat me COVID-19 shkroi histori
Bota ka rreth 2 vite që fle dhe zgjohet me COVID-19.
Ndërsa virusi ka shkaktuar vdekjen e afro 5 milion njerëzve në të gjithë botën një lajm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë axhenda numër një e botës shkencore.
Sipas revistës shkencore ‘Live Science’ një grua 47 vjeç që mundi kancerin luftoi me COVID-19 për 335 ditë.
47 vjeçarja ishte infektuar në pranverën e vitit 2020 dhe që atëherë ajo trajtohet.
Gruaja fatkeqe u dërgua në spitalin e Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, madje kur doli nga spitali, iu desh të merrte mbështetje për oksigjen në shtëpi.
Por duke ekzaminuar mostrat e mbledhura në periudhën e parë të infeksionit me Covid-19, ekspertët konstatuan se lloji i virusit nuk ka ndryshuar.
Me fjalë të tjera, pacientja vazhdoi të mbante të njëjtin virus për gati një vit.
Mendohet se sistemi imunitar i pacientes është dobësuar për shkak të trajtimit të limfomës që kishte marrë më parë dhe kjo është arsyeja pse koronavirusi mund të qëndrojë kaq gjatë në trupin e pacientit.
Edhe pse ky është një proces shumë i vështirë për pacienten, ajo po shihet si një mundësi shumë e rëndësishme për shkencëtarët.
Duke analizuar mostrat nga kjo paciente, shkencëtarët mundën të analizonin se si evoluoi koronavirusi, sepse në kampionin e koronavirusit nga pacientja në fjalë, u zbuluan dy fshirje gjenetike, pra mutacione që fshijnë disa pjesë të gjenomit.
Sipas studimit, i cili ende nuk është vlerësuar nga një komitet shkencor i rishikuar nga kolegët, një nga këto fshirje ka ndodhur në gjenet që kodojnë proteinën e spikut të përdorur nga koronavirusi për të pushtuar qelizën.Infeksionet kronike janë të rralla, por mund të çojnë në variante të reja pasi virusi ka më shumë kohë dhe hapësirë për t'u zhvilluar në një trup me një sistem imunitar të dobësuar.
Nga ana tjetër, si rezultat i një kërkimi tjetër që zgjati për muaj të tërë, shkencëtarët arritën të identifikonin problemin shëndetësor që shihet tek shumë njerëz që kanë koronavirus dhe i kanë mbijetuar sëmundjes.Shumë njerëz që janë shëruar nga infeksioni COVID-19 ende vuajnë nga humbja e nuhatjes, raportuan të premten në Rrjetin JAMA studiues në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, një nga sistemet më të mëdha spitalore në Nju Jork.