Daily Mail: Baroni shqiptar i drogës e shet kokainën me anë të Instagramit

Qindra tregtarë droge përdorin Instagramin për të shitur kanabis edhe tek fëmijët, sipas një sondazhi të Daily Mail.

Një baron droge shqiptar që mburrej për rrëmbimin dhe prerjen e gishtave të një klienti, është në mesin e tregtarëve që përdorin faqen e mediave sociale për të fituar miliona paund në vit kanë zbuluar gazetarët investigative të media angleze.

Tregtarët, disa me pothuajse 30,000 ndjekës, promovojnë mallrat e tyre me fotografi joshëse të kanabisit të paketuara si ëmbëlsira për fëmijë dhe më pas organizojnë shitjet nëpërmjet shërbimeve të mesazheve private.

Kur një report i Mail kontaktoi me njërin nga këta shpërndarës droge dhe që u paraqit si një 16-vjeçar, ata mburreshin me efektet e çmendura që do të merrnin nga përdorimi i këtyre mallrave madje njeri premtoi ‘dhurata’ nëse rekrutonin dhe shokët e klasës si klientë.

Produktet e ofruara përfshinin dhe ëmbëlsira me kanabis për të cilat policia ka paralajmëruar se shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

'Ëmbëlsirat kanë bërë që qindra fëmijë – disa ende në shkollën fillore – të dërgohen me urgjencë në spital me rrahje zemre, sulme ankthi, të vjella të pakontrolluara, paranojë dhe halucinacione', shkruan Daily.

Ekpsertët i thanë Mail-it se tregtarët e drogës tani kishin ndryshuar strategjinë e tyre nga cepat e rrugëve në media sociale për shkak të lehtësisë në internet.

'Reklamimi në platforma të tilla si Instagram u jep atyre legjitimitet më të madh dhe u mundëson atyre të "ndërtojnë një markë dhe identitet', shkruan Mail.

Një psikiatër është shprehur për Mail se tregtia e kanabisit shpërtheu gjatë bllokimit dhe po i shtyn të rinjtë në 'psikoza, depresion, ankth, vetë-lëndim dhe vetëvrasje'.

Një nënë, vajza e së cilës vrau veten pasi vuajti nga psikoza e shkaktuar nga kanabisi, ka frikë se 'shumë të rinj' do të vdesin për shkak të ndikimit në rritje të mediave sociale.

Po kush është shqiptari i njohur me emrin 'Djalli' i kontaktur nga gazetarët investigativ të Daily Mail-it?

Ai njihet si baroni i drogës dhe quhet Selam M., 28 vjeç.

I riu nga Tropoja ju ka shpjeguar gazetarëve investigative se si ai furnizon tregatarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ai madje e ka bërë shumë të qartë se çfarë ndodh me ato që guxojnë të mos paguajnë, madje ai iu është mburrur atyre me faktin se si i kishte prerë dy gishtat një klientit që nuk pagoi.

I njohur si ‘Djalli’ ai po grumbullon miliona paund nga biznesi i tij me shumicë të drogës sipas Daily Mailit.

Në faqen e tij në Instagram të titulluar 'Gjaku shqiptar', Selami tregonte fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë.

Por pas publikimit të intervistët së tij nga 'Daily Mail' Instagrami e fshiu faqen e tij.

Pasi një gazetar i fshehtë i dërgoi një mesazh në llogarinë e tij 'Albanian Blood', ai pranoi të takohej në një kafene.

Duke mbërritur në 'Mercedes-Benz CLA AMG' të tijën, ai tregoi se si biznesi i tij kishte lulëzuar gjatë bllokimit sepse të gjithë ishin në shtëpi.

Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis-të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij.

Ai tha se shet çdo bimë për 10-15 £ në tufa deri në 300, dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram.

'Instagrami luajti një rol të madh në reklamimin e biznesit tim' është shprehur Mehmetaj, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes Albanian Blood.

'Ia preva gishtat dhe fjeta si bebe'

Gjatë interivstës shqiptari u shpreh për klientin që nuk donte të paguante:

'Djemtë e mi e futën në një furgon. Gjeje çfarë? E çova nga Stoke-on-Trent deri në Londër, e futa në bodrumin e një shtëpie dhe e rrihja tre herë në ditë, ai nuk më dha alternativë, tjetët dhe i preva dy gishtat. I thashë se kjo ishte një shenjë dhe një kujtesë. Pastaj shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte'.

Arrestimin e tij për armë zjarri.

''Ata gjetën në Mercedesin tim një armë zjarri. U arrestova. Në burg qëndrova vetëm 48 orë, pastaj u lirova se ata nuk gjeten gjurmë gishtash tek arma. Sa herë që e prekja, vija doreza në dua.

Ata më kontrolluan dhe banesën time pas arrestimit. Nuk gjetën asgjë. Ata e kontrolluan banesën me qen, por poshtë ishte një dhomë tjetër në të cilën kishte kokakinë, kanabis dhe plumba. Por ata nuk gjetën asgjë'.