U ndanë përfundimisht? Icardi jep një mesazh dhe duket se 'vulos' gjithçka

Marrëdhënia midis Mauco Icardit dhe Wanda Nars duket se tashmë ka marrë një tjetër kthesë.

Para disa ditësh, ajo publikoi një foto në krahët e futbollistit duke i bërë të gjithë të mendojnë se gjërat mes tyre tashmë janë përmirësuar.

Por, sërish diçka ka nodhur me çifitn dhe të dy ata i kanë zhdukur të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjete sociale.

Madje, 28-vjeçari, ka postuar një foto me fanellën e PSG dhe shkruan: “Nuk është dhe aq keq të jesh vetëm”.

Mirëpo, Icardi ende nuk e ka hequr gruan nga ndjekësit në rrjete sociale.

Kujtojmë se Icardi dhe Nara u martuan në maj 2014 pasi Nara la ish-bashkëlojtarin e Icardit në Sampdoria, Maxi Lopez, i cili kishte tre djem me modelen.