Berisha njofton takimin e radhës me demokratët: 'Foltorja' të martën në qytetin e Kavajës!

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes “Foltorja”, ka lajmëruar sot se takimin e radhës do ta mbajë në qytetin e Kavajës.

“Njoftim! – shkroi Berisha të hënën në Fb. – Nesër, ditën e martë, më datë 26 tetor, në ora 17:00, në Pallatin e Kulturës të qytetit të Kavajës do të mbahet “Foltorja: “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” përfundoi mesazhin Berisha.