Koronavirusi shkakton 15 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 227 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shëruar 111 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 186 322.

Numri total i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 199 766 si dhe të vdekur janë 7 051.