VIDEO/ Shpërthen ‘San Siro’, Interi në avantazh ndaj Juventusit

Interi ka kaluar në epërsi 1-0 kundër Juventusit, në derbin e Italisë që po zhvillohet momentalisht në Milano.

Edin Dzeko shënoi për 1-0 në minutën e 17-të.

Sulmuesi boshnjak shënoi në portën bosh pas një topi të kthyer nga shtylla që e goditi Hakan Calhanoglu.