Premier League/ Tottenham humbet derbin e Londrës me West Ham

Derbi i Londrës mes West Hamit dhe Tottenhamit shkoi në favor të vendasve, që ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0.

Një gol i Mark Antonios në minutën e 72-të vendosi ndeshjen, ndërsa Tottenham nuk arrin të krijojë vazhdimësi rezultatesh dhe mbetet në kuotën e 15 pikëve.

Leicester merr fitoren e dytë radhazi, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 1-2 në transfertën ndaj befasisë së sezonit, Brentfordit.

Tielemand dhe Maddison shënuan për “dhelprat”, ndërsa vendasit barazuan përkohësisht me Jorgensen, por pa arritur të marrin qoftë edhe një pikë nga kjo sfidë.