FOTO/ Humb ndjenjat në mes të fushës, sulmuesi shqiptar dërgohet me urgjencë në spital

Sulmuesi, Astrit Selmani, është dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në një ndeshje te ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pas një goditjeje që e mori me bërryl nga kundërshtari.

Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori trajtimin në fushë dhe iu rikthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital, njofton klubi i tij.

Selmani debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.