Gavi vendos rekord, bëhet futbollisti më i ri që ka luajtur në ‘El Clasico’

Ndeshja më e bukur në futboll është duke u zhvilluar aktualisht  ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Ka disa minuta që ka nisur super përballja e “El Clasico”, me rezultatin 0 – 1, me golin e realizuar nga Alaba në minutën e 32.

Sidoqoftë, talenti i Barcelonës, Gavi ka vendosur një rekord që do ta mbajë në histori.

Gavi është bërë lojtari më i ri që nis në “El Clasico” në shekullin e 21-të duke qenë vetëm 17 vjeç dhe 80 ditë.

Ndërkohë, për Barcelonën janë bërë afro tre vite që nuk dinë për fitore në “Camp Nou”