Gol në ‘frymën’ e fundit, Udinese i merr barazimin Atalantës

Java e nëntë e Serisë A vazhdoi këtë të dielë me një ndeshje të bukur mes Atalanta (6) dhe Udinese (13). Me disa mungesa në formacion, përfshirë mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshitit, zikaltërit patën mundësinë të rikthehen në podium në rast fitoreje. Klubi nga Bergamo e nisi mirë ndeshjen, teksa ukrainasi Ruslan Malinovskyi kaloi në epërsi të tijtë pas kthimit nga dhomat e dhjveshjes  (1-0, 56-ta).

Teksa dukej se Atalanta i kishte siguruar tri pikët, Udinese arriti të barazojë rezultatin në frymën e fundit(1-1, 90-ta +4). Zhgënjim për Atalantën që u ngjit në vendin e pestë, por humbi për pak fitoren me barazimin 1-1.