", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/24/auto_auto_1816350669731635068020.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

VIDEO/ Shuplakë në mes të fjalimit, ushtari hyn në skenë dhe e godet guvernatorin

Prezantimi i guvernatorit të sapoemëruar iranian, Zeinolabedin Khorram-Razavi u ndërpre në mënyrë dramatike pasi një burrë doli në podium dhe e goditi me shuplakë.

Incidenti ndodhi teksa Khorrami, guvernatori i ri i provincës së Azerbajxhanit Lindor, po mbante një fjalim në xhaminë e Imam Khomeinit në qytetin e Tabrizit në verilindje të vendit, raporton CNN.

Një video e postuar në internet nga agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve, Fars shfaqin një burrë që i afrohet me qetësi Khoramit, duke e goditur me shuplakë dhe më pas duke e larguar. Pamjet shfaqin sigurimin duke vrapuar dhe më pas duke e tërhequr zvarrë protestuesin, i cili u identifikua si Ayuba Alizadeh, anëtar i forcave të armatosura iraniane.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, përfaqësues të zyrës së Ajatollah Khameneit dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

Në një intervistë për televizionin shtetëror IRIB, guvernatori i ri tha se nuk e njeh personalisht autorin.

Motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar.