Parashikimi i motit për ditën e diel

Ditën e diel moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin.

Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët.

Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët.

Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!