Vëllai i tij anëtar i 'Bandës së Fierit'/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua, lidhja me masakrën e Levanit

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Fierin mbrëmjen e sotme.

Viktimë mbeti 57-vjecari Demir Backa, biznesmen, i cili u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje tip "Mercedes Benz".

Mësohet se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën.

Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit i quajtur "Piazza" ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. 

Vëllai i tij, Medi Backa është vrarë 24 vite më parë.

Ngjarja ndodhi pasi 'Banda e Fierit' kishte vjedhur një bankë në Sarandë.

Gjatë kthimit së bashku me 23 persona të tjerë, ata ranë në një pritë në atë që quhet si "masakra e Levanit".

Në përplasjen me armë zjarri ata kanë humbur jetën të gjithë, mes tyre edhe Medi Backa, vëllai i Demir Backës i ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë ish-QTU në Fier.