Makina merr para motorin e picave në Lungomare, një i plagosur

Nuk kanë të ndalur aksidentet në vend, pasi një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e quajtur Lungomare.

Sipas raportimeve për mediat, një automjet tip “Skoda” ka përplasur një shpërndares picash me motor.

I aksidentuar ka mbetur vetëm djali që drejtonte motorin dhe është shoqëruar nga ambulanca per nje kontroll më të detajuar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën thjesht ka pasur disa dëmtime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.