Tre marrëveshjet që nënshkroi Rama në Egjipt

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, me të cilin ka nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme.

Marrëveshjet e nënshkruara:

Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian