Kompozitori Limos Dizdari protestë para Kryeministrisë: Qendra Kulturore “Dea” është e popullit

Kompozitori i njohur, Limos Dizdari ka protestuar këtë të shtunë pranë Kryeministrisë, për të kundërshtuar shkatërrimin dhe kalimin në pronësi të dikujt tjetër pa transparencë, të Qendrës Kulturore “Dea” në Ksamil.

Për Syri TV, ai shprehet se kjo pasuri kulturore i është rrëmbyer popullit padrejtësisht, ndërsa thekson se gjatë 23 viteve që është përkujdesur për këtë qendër, ka investuar rreth 900 mijë euro.

Sipas kompozitorit Dizdari, kompania që pretendon se tashmë ka në pronësi këtë qendër, nuk ka asnjë lidhje me artin e kulturën, ndërsa I bën thirrje pushtetit qendror e vensor, të marrin masat dhe t’i rikthejnë sërish popullin qendrën kulturore.