FOTO/ Aksident i rëndë, makina përmbyset pranë karburantit në Sarandë

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandë.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar megjithëse aksidenti shkaktoi shumë panik për qytetarët e pranishëm.

Në pamjet e publikuara shihet se makina ka përfunduar e përmbysur në rrugë, pranë një karburanti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.