Jonida Vokshi zbulon për ndjekësit historinë që fshihet pas emrit të vajzës së saj

Jonida Vokshi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram, ku mes të tjerash, ka zbuluar se si vendosi bashkë me partnerin e saj, Besnik Krapin, ta quajnë vajzën e tyre Emi.

Vogëlushja erdhi në jetë në qershor të vitit të kaluar dhe është kthyer në një ndër bebushët më cool të showbizz-it.

“Të dy e dëgjuam në një film dhe thjesht u pamë me njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e dinim gjininë.”, është shprehur aktorja duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga ndjekësi.

Kujtojmë që Jonida dhe Besniku u martuan në 2019-ën në një ceremoni private, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit.