VIDEO/ Detaje të reja nga konflikti në Shëngjin: Gruaja afgane plagosi të shoqin, SYRI TV sjell pamjet

Zbulohen detaje të tjera nga konflikti që ndodhi sot në Shëngjin, ku një grua afgane sulmoi dhe plagosi me thikë një burrë. Korrespodenti i SYRI TV solli fotot nga vendi i ngjarjes dhe mësoi se gruaja afgane ka sulmuar me thikë pikërisht bashkëshortin e saj.

I plagosuri është dëmtuar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Lezhës me plagë në bark, por jashtë rrezikut për jetën.

SYRI TV sjell fotot e viktimës së sulmit që është nën shoqërinë e policëve që kujdesen për sigurinë e refugjatëve.

Nuk dihet ende se çfarë konflikti ka pasur midis bashkëshortëve.

Refugjatët e strehuar nga qeveria në resortet e Shëngjinit, të ardhur me avionët e evaukimit nga Kabuli, janë duke pritur në Shqipëri shqyrtimin e dokumenteve dhe nisjen drejt SHBA-së si destinacionin e tyre përfundimtar.