Draftet e Bashës/ Ristani: Kushtetutën e kanë bërë një copë letër, ndryshimet duan burra shteti

Tre draftin për ndryshimet kushtetuese të depozituar në Kuvend nga Partisë Demokratike, për Arben Ristanin kanë dobësi të mëdha juridike.

Në emisionin “Spotlight” në “Vizion Plus”, Ristani u shpreh se Kushtetuta është shndërruar në një copë letër, të cilën mund ta ndryshojnë sipas dëshirës dhe për interesa momentale.

“Kushtetuta është themeli i shtetit. Që të bësh një ligj, siç është Kushtetuta, që t’i rezistosh kohës, kërkon burra shteti, njerëz që punojnë për interesat edhe të brezave pas tyre. Kushtetutën e kanë bërë një copë letër, të cilën mund ta ndërrojnë për pak minuta, kur iu do qejfi. Në themel, kjo e gjitha tregon mungesën e burrave të shtetit, mungesën e vizionit se si duhet konsoliduar shtetit në Shqipëri”, deklaroi ai.