Greqia i ndalon hyrjen, karateistëve të Kosovës

Në kampionatin mesdhetar të karatesë për kadetë, juniorë dhe seniorë që organizohet nga 22 deri 24 tetor në qytetin Limassol të Qipros, Kombëtarja e Kosovës, është ftuar për këtë garë me 40 pjesëmarrës përfshirë edhe stafin teknik.

Por ekspedita e Kosovës gjatë udhëtimit është ndaluar në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe nuk i është lejuar hyrja në Greqi nga autoritetet greke, transmeton Klankosova.

Pavarësisht se garuesit duke përfëshirë edhe Sekretarin e Federatës së Karatesë, ishin të pajisur me të gjithë dokumentacionin përfshirë edhe vizat të cilat janë marrë në ambasadën greke në Beograd, ata nuk janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin drejt Qipros.

Kjo nuk është hera e parë që sportistëve kosovarë iu mohohet pjesëmarrja në garat që organizohen në shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.