Gjergj Fishta, 'Homeri shqiptar', paska pasur dorë edhe për vizatim

Gjatë punës për ekspozitën për 150 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, duke shfletuar materialet nga fondi i tij personal, Drejtoria e Arkivave hasi në këtë vizatim të bërë nga vetë Fishta, në faqen e parë të dorëshkrimit të melodramës “Mesija, adhrue prej barive".

Shumë prej vizitorëve të ekspozitës u impresionuan, sepse "Homeri shqiptar" paska pasur dorë edhe për vizatim.