Donaldi i bëri një këngë dhe flet për të, reagon për herë të parë Bora Zemani

Bora Zemani ka folur më në fund për një rikthim më Donald Veshajn.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjetet sociale, Bora ka treguar se për të është më e thjeshtë të nisë diçka të re, se të rikthehet sërish te dashuria e vjetër.

 

Ajo ka shpjeguar se për t’u rikthyer duhet dashuri shumë e fortë, falje dhe mirëkuptim nga të dyja palët.

 “Janë më të thjeshta fillimet e reja…Për rikthim duhet dashuri shumë e fortë, falje, mirëkuptim dhe shumë punë nga partnerët që të rindërtohet marrëdhënia.

 

Ndaj shumica e njerëzve thjesht heqin dorë edhe kur ka mbetur diçka pas”, ka shkruar moderatorja.