Berisha: Asgjë s'na ndal, javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të njoftohet javën e ardhshme, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga 'Foltorja' me demokratët e Beratit. 

Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 së delegatëve. 

"Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t'i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër", u shpreh Berisha. 

Lideri historik i PD deklaroi gjithashtu se deri tani kanë firmosur mbi 50% e delegatëve për thirrjen e Kuvendit.