Berisha: Të mbledhim Kuvendin Kombëtar për të rishkruar statutin

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Beratit, u shpreh se duhet që të mbledhet Kuvendin Kombëtar.

Berisha thekson se Kuvendi Kombëtar duhet që të mblidhet, për të rishkruar statusin dhe për të vendosur kufij ndaj kryetarit.

“Nuk votohet për një besëthyer. Të mbledhim Kuvendin për të rishkruar statusin tonë, në të cilën ju anëtarë dhe simpantizantë të PD të merrni vendin qendror.

Ju me primare të votoni deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë kryetarit, duhet të jemi instittucionalisht, nëse nuk ndodh, do çojmë ligje si ai të çojmë ligje te SPAK, duke thyer ligje të vyera të demokracisë, si ndarja e pushteteve”, u shpreh Berisha.