E rëndë në Fier, 72-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit ku jetonte

Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.