Një postim i Alec Baldwin katër vite më parë në lidhje me vrasjet aksidentale ka tronditur të gjithë

Një postim në Twitter i bërë katër vite më parë nga aktori i famshëm Alec Baldwin , i cili vrau aksidentalisht kineastën 42 vjeçare Halyna Hutchins dhe plagosi rëndë regjisorin 48 vjecar Joel Souza gjatë zhirimit të filmit ‘Rust’ i ka tronditur të gjithë.

Në postim aktori shkruante:

''Pyes veten se si është të vrasësh padrejtësisht dikë’ duke publikuar një foto gjatë aksionit në Kaliforni më 25 shtator të vitit 2017 ku një veteran i marinës amerikane u qëllua për vdekje pas një konfronitimi me një oficer policie.

Më pas u zbulua se ai ishte i sëmurë mendor dhe përdorues i lëndëve narkotike.