Kjo është e vetmja skuadër angleze që nuk ka pësuar gol në Kupat e Europës
Skuadra e West Hamit është duke shkëlqyer në Ligën e Evropës.
“Çekanët” mposhtën mbrëmjen e djeshme Genkun 3-0 për të blinduar vendin e parë në Grupin H me nëntë pikë të grumbulluara.
Ajo që vlen të përmendet është fakti se West Hami në tri ndeshjet e luajtura në Evropë këtë edicion nuk ka pësuar ende asnjë gol të vetëm, ndërsa ka realizuar shtatë.
Kështu ata janë ekipi e vetëm anglez që nuk ka pësuar asnjë gol në kompeticion evropiane.
Chelsea ka pësuar 1, Man City e Tottenham nga 4, Liverpooli dhe Manchester United nga 5, ndërsa Leicester City 6.
Nga shtatë ekipet angleze që luajnë në Evropë, “Çekanët” kanë mbrojtjen më të mirë momentalisht.