Arrestohet në Tropojë, 45-vjeçari që duhej të ishte në burg

Policia e Tropojës ka arrestuar një banor të fshatit Lekurtaj të Tropojës, Isa Mulgecin, 45 vjeç, i cili duhej të ishte në burg si i dënuar për kundërshtim të forcave të Policisë.

Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 1 vit e 8 muajg dhe Gjyakata e Apelit sërish e kishte lënë në fuqi këtë vendim ndaj Mulgecit.

Qenë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, që bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Vepra penale e kryer nga ai është "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".  

Dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.