Infektohen me koronavirus 8 nxënës, mbyllet klasa e pestë, raste pozitive dhe te Kadastra

Kanë rezultuar pozitiv me koronavirus tetë nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi në Libohovë, aty ku studionin nxënësit.

Pas kësaj situate, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar, ndërsa klasa është mbyllur si masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit e tjerë.

Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë infektuar disa prej punonjësve.