Dyshohet se vrau babanë, arrestohet një person në Kërçovë

Dje në orën 22:30 është arrestuar M.M. (30) nga Kërçova për shkak të dyshimit se me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime N.M. (50) nga çka edhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga Prokurori Publik dhe ekipi i policisë së Kërçovës.

Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.