Glyka Nera: Pagëzohet Lidia e vogël në Alonissos nga tre kumbarë dhe prindërit e pilotit - FOTO

Ditën e diel që kaloi u bë pagëzimi i Lidias së vogël, vajzës së Caroline dhe Babis Anagnostopoulos në ishullin Alonissos në Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, pagëzimi u bë në një rreth të ngushtë familjar - pasi morën pjesë rreth 50 persona – dhe në fshehtësi ekstreme, në prani të prindërve të mamasë së ndjerë, Caroline dhe të babait të arrestuar,  Babis Anagnostopoulos.

Kohët e fundit, prindërit e Anagnostopoulos, janë parë vazhdimisht në shtëpinë që ata kanë në Alonissos për të vizituar mbesën e tyre.

Sakramenti u krye në kishëzën e Varrezave të Alonissos, përballë shtëpisë së familjes Krauts, prindërve të Caroline dhe vetëm disa metra larg varrit të gruas fatkeqe.

Kumbarët e Lidias së vogël ishin tre nga shokët e klasës së Caroline. Ata u zgjodhën nga gjyshja e foshnjes nga nëna, Suzana, e cila ka marrë kujdestarinë.

Veçanërisht të emocionuar ishin  kumbarët e Lidias. Ata janë Sotiris, Phaedra dhe Nafsika. Të tre kanë qënë shokë klase të gruas së vrarë dhe sot jetojnë në ishullin Alonissos.

Vetë Caroline u pagëzua në të njëjtën kishë 20 vjet më parë.

Në fakt, fillimisht u kuptua se pagëzimi do të bëhej në një kishë tjetër, por në fund, vetëm dy orë përpara, nëna e Caroline i njoftoi të ftuarit e paktë se pagëzimi do të bëhej në kishën e Agios Athanasios, vetëm 200 metra larg nga varrezat ku prehet Caroline. .

Paketa e ëmbël e pagëzimit të Lidias ishte e thjeshtë dhe e bukur. Një qese e bardhë e zbukuruar me shirita shumëngjyrësh dhe një guralec me emrin e saj të shkruar.

Ftesa për pagëzimin u bë me telefon nga nëna e Caroline , ndërsa menjëherë pas ceremonisë, pati një drekë në një tavernë në qytetin Alonissos.

Ndërkohë u pa se një ndryshim ishte bërë në pllakën e varrit të Caroline, viktimës së vrasjes nga i shoqi në Glyka Nera, një ndryshim nga familja e saj.

Fjala "bashkëshorti" nuk ekziston më në pllakatë. Prindërit e vajzës që humbi jetën në një mënyrë të tmerrshme dhe shkaktoi tronditje edhe përtej Greqisë, vendosën ta ndryshojnë mbishkrimin mbi varr, pas kthesës së ngjarjeve, arrestimit të bashkëshortit si vrasës