Shpërthen vullkani në malin Aso në Japoni

Vullkani në malin Aso, në Japoni, shpërtheu të mërkurën duke vënë në alarm zyrtarët për një kërcënim të mundshëm të rrjedhës së lavës.

Mali Aso është një destinacion i njohur turistik në ishullin jugor të Kyushu. Ai shpërtheu rreth orës 11:43 të mëngjesit, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Shpërthimi ngriti alarmin për vullkanin në shkallë 5, duke u thënë njerëzve të mos afrohen për shkak të rënies së madhe të shkëmbinjve dhe rrjedhjeve piroklastike brenda një rrezeje prej 1 km rreth kraterit Nakadake.

Policia lokale tha se nuk kishte raportime për persona të plagosur ose të zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës, dhe se 16 persona që kishin shkuar për shëtitje në mal herët gjatë ditës u kthyen të sigurt.