Luftojnë ‘kokë më kokë’, mendimi i Pogbas për Ronaldon nuk pritej

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka dhënë disa detaje për të ardhmen dhe shokun e skuadrës, Ronaldon.

Francezit i skadon kontrata në verë, por për momentin nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, pavarësisht negociatave të vazhdueshme.

I pyetur për të ardhmen, Pogba tha se kënaqet duke luajtur për Manchester United dhe mendon të vazhdojë të jetë pjesë e tij.

“Kënaqem duke luajtur te Manchester United. Pastaj Cristiano Ronaldo është i veçantë, një ndër më të mirët në botë, më pëlqen të luajë me të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG dhe Real Madrid janë dy gjigantët evropianë që e duan në verë, në rast që nuk rinovon kontratën.