FOTO/ Sfida interesante, përballje shqiptarësh në Ligën e Evropës

Sonte do të zhvillohen 14 ndeshje në kuadër të grupeve për Ligën e Evropës.

Në orën 18:45, sfida më e rëndësishme është ajo mes Lacios dhe Marsejës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Bardhekaltërit e Sarrit synojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit të fazës pasardhëse.

Takimet e tjera do të jenë, Betis-Leverkuzen, Fenerbahçe-Antuerp, Ludogorets-Braga, Midytland-Crvena Zvezda, Rapid Vienë-Dinamo Zagreb.

Në orën 21:00 takimi më i rëndësishëm do të jetë Napoli-Legia, ku do të ketë një derbi shqiptarësh ku Amir Rrahmani do të përballet ndaj Ernest Muçit dhe Lirim Kastratit.