VIDEO/ Fluturo, Zaver, fluturo mbi liqenin e Prespës!

Pelikani kaçurrel Zaver, i gjetur i plagosur përpara 3 muajsh në liqenin e Ohrit është lëshuar në liqenin e Prespës të madhe.

Prej 31 korrikut pelikani qëndroi në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar të Karavastasë ndërkohë tanimë pelikani do të ketë me vete edhe një GPS, i cili do të shërbejë për studime shkencore mbi habitatin e tij natyror.