'Më mungon'/ Donald Veshaj bën deklaratën 'bombë' për Borën në sy të Semit
Çifti më i përfolur ne median rozë pa dyshim kanë qenë Bora dhe Donaldi. Edhe pas ndarjes së tyre ata vazhdojnë të jenë pjesë e diskutime të bujshme.
Ata kanë folur shumë pak rreth lidhjes dhe përfundmimit të marrëdhënies së tyre por pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother” Donaldi është hapur më shumë rreth Borës duke dhënë disa deklarata të bujshme.
Në një bisedë më Kledin, Fifin dhe Semin, shumë hapur ai ka vendosur të tregojë se ende e do Borën.
Biseda u nis nga Kledi i cili e pyeti: “Lidhja jote më e gjatë?”
Dhe Donaldi më pas nisi të përgjigjej për të gjitha pyetjet që kishin banorët e tjerë.
“Deri para 3-4 muajsh”, i thotë Kledit
(Biseda e plotë)
Kledi: Shkaku i ndarjes?
Donaldi: U bënë shumë gjëra bashkë
Kledi: Sa vite ishit bashkë?
Donaldi: Dy vite e gjysmë
Kledi: Moshë më e vogël?
Donaldi: Më e madhe 3 vite
Kledi: E famshme?
Donaldi: Po
Semi: Yll e bukur
Kledi: M’i thuaj shkronjat e para
Fifi: Të gjithë e dinë, Bora Zemani
Kledi: Aaa ajo zeshkanja, ajo është yll.
Donaldi: Yll është (me humor)
Kledi: Shumë e mirë është
Fifi: A keni raporte të mira bashkë? A jeni ndarë keq apo mirë?
Donaldi: Keq, me debate, me diskutime. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…
Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin, vdesin. Kjo është e sigurt
Kledi: Edhe unë kështu mendoj
Semi: E di shumë mirë
Fifi: A e do?
Donaldi: Nuk di ta them
Fifi: A të mungon?
Donaldi: Që më mungon po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt. Ne jemi gjela të dy. Ne ziheshim gjatë gjithë kohës, kapeshim për gjëra palidhje. U bë e vështirë, por nuk u ndamë se nuk duheshim.