Mijëra njerëz përcjellin për në banesën e fundit vogëlushen shqiptare

Emanuela Brahja, 11-vjeçarja që u përplas për vdekje nga një makinë në provincën e  Campodarsegos, në Itali, është përcjellë në banesën e fundit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë me qindra e mijëra njerëz. Mësuesit kishin thurrur poezi për vogëlushen, kurse shokët e klasës lëshuan në qiell balona të verdha, shkruajnë mediat italiane.

Ngjarja ka tronditur të afërmit e 11-vjeçares shqiptare, babanë e saj Agronin, nënën Esmeraldën, vëllanë, motrën dhe komunitetin shqiptar në zonë.

Prifti famullitar i Campodarsego, Don Enrico Piccolo ndau dhimbje për vogëlushen, që u nda nga jeta në moshë të mitur.