Itali/ 3, 702 raste të reja dhe 33 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar rritje të rasteve me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore, njoftojnë se janë regjistruar 3, 702 të prekur nga 485, 613 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 33 pacientë humbën jetën, ndërsa 4, 544 persona u shëruan gjatë 24 orëve.

Ndërkohë shkalla e pozitivitetit është rritur me 0,8 %. Aktualisht pozitivë me Covid janë 73, 668 persona.