Champions/ Machester United - Atalanta, Solskjaer dhe Gasperini zgjidhin dilemat

Ndeshja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve midis Manchester United dhe Atalantës pritet të jetë mjaft e “ndezur”.

Në shtëpi, Djajtë e Kuq luajnë me një formacion 4-2-3-1 me David De Gea në portë. Përpara tij, Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire dhe Luke Shaw zënë vendet në mbrojtje, ndërsa Scott McTominay dhe Fred qëndrojnë përpara tyre. Cristiano Ronaldo i vetëm në majën e sulmit  mbështetet nga Mason Greenwood, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford. Vihet re mungesa e Paul Pogba në mesfushë, i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Nga ana tjetër, Atalanta luan me modulin e saj tradicional 3-4-1-2 ku Juan Musso luan në katërkëndëshin e portës.

Mbrojtja është e përbërë nga Merih Demiral, Teun Koopmeiners dhe Jose Luis Palomino. Rolet e pistonit i kanë Davide Zappacosta dhe Joakim Maehle, ndërsa Marten De Roon dhe Remo Freuler ndodhen në mesin e fushës.  Përpara, Josip Ilicic dhe Luis Muriel mbështeten nga Mario Pasalic.

Formacionet zyrtare: