Ish-i i tij fejohet me Travis Barker, por si ndihet tani Scott Disick?

Për Scott Disick, Kourtney Kardashian, do të jetë gjithmonë ajo që ka kaluar.

Një burim pranë E!News tha se anëtari i “Keeping Up With the Kardashians” po qëndron ‘pranë vetes’ pas lajmit se Kourtney është fejuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Sipas një burimi të dytë pranë Scott, ylli i “Flip It Like Disick” ‘e dinte që do bëhej kjo’ pasi familja Kardashian-Jennier ‘ia kishte përmendur më parë’.

Sidoqoftë, një i tretë shtoi se Disick po ndihet ‘paksa i mërzitur dhe i dëshpëruar për këtë gjë’.

Marrëdhënia e vazhdueshme e Scott dhe Kourtney filloi sërish në 2006. Ata kishin një romancë prej më shumë se një dekadë, gjatë të cilëve mirëpritën fëmijët: Mason, Penelope dhe Reign.

Megjithatë, ish-çifti nuk kanë qenë të martuar asnjëherë.

Por, Kardashian u nda nga Scott për herë të fundit në korrik të vitit 2015. Në atë kohë, një burim shpjegoi se Kourtney është mërzitur me sjelljen e tij.

“Kourtney gjithmonë e ka marrë Scottin mbrapa dhe ka qenë pranë tij, por tani me tre fëmijë është më ndryshe”.

“Ai do të kujdeset gjithmonë për Kardashian. Ajo është nëna e fëmijëve të tij dhe kjo nuk krahasohet me asgjë”.

Travis nga ana tjetër u kujdes personalisht për zgjedhjen e unazës me të cilën i propozoi fejesë partneres.